×
Në Stok
Karrocë Kidilo - Set 3në1
Përshkrimi i Produktit
Karroca Kidilo 3-në-1 K08M+C
Karroca Kidilo është një karrocë multifunksionale, projektuar për të ofruar komoditet maksimal për foshnjën dhe prakticitet për prindërit. Me dizajn modern dhe strukturë të fortë, kjo karrocë mund të përdoret nga lindja deri në moshën 4 vjeç. Sistemi 3-në-1 përfshin shtratin që shndërrohet në ulëse për fëmijën, si dhe Maxi-Cosin (car seat), që mund të vendoset në karrocë ose të përdoret si ulëse për veturë.
Ulësja transformuese mund të përdoret si shtrat për të porsalindurit ose si sedilje për fëmijën, duke e bërë karrocën të përshtatshme për të gjitha fazat e zhvillimit. Maksikoza është e lehtë për të instaluar në kornizën e karrocës dhe gjithashtu funksionon si ulëse për automjet, duke thjeshtuar transportin.
Karroca është e pajisur me goma me mbushje silikoni, të cilat sigurojnë stabilitet, manovrim të butë dhe rezistencë ndaj shpimeve. Mekanizmi i palosjes e bën praktik transportin dhe ruajtjen. Për më shumë funksionalitet, karroca vjen me një çantë praktike për aksesorët e foshnjës, ideale gjatë shëtitjeve.
Specifikimet Teknike:
Karakteristika Përshkrimi
Modeli Kidilo K08M+C
Lloji Karrocë multifunksionale 3-në-1
Mosha e përdorimit 0 – 4 vjeç
Funksioni i ulëses Shndërrohet në ulëse ose shtrat
Maksikoza Përdoret në karrocë dhe në veturë
Gomat Me mbushje silikoni (anti-shpim)
Sistemi i palosjes Palosje praktike për transport të lehtë
Korniza Metal e qëndrueshme
Aksesorë Çantë për gjërat e nënës